Një tufë fjalë të urta:
- Shpirti ynë kurrë nuk do të gjejë qetësi, përderisa nuk ka paqe në botë, po shohim fëmijë dhe njerëz të pafajshëm që po vdesin nga luftërat.
- Dy artistë që të bashkëpunojnë, nuk duhet të kenë vetëm talentin, por të ngjasojnë si dy pika uji (kimia midis tyre).
- Zakonisht, njerëzit e ndershëm, të ditur, të sinqertë dhe besnikë, kanë pak miq, sepse nuk pajtohen me prapësitë e “njerëzve” të kohës: gënjeshtrat hipokrizinë, tradhtinë, luftojnë për përparimin e shoqërisë shqiptare.
- Kultura, është çelësi i njeriut të thjeshtë, të edukuar me moral të pastër.
- Njeriu i thjeshtë(, modest) është i punës, i veprave, jo veç i fjalëve. Ay, i ndihmon njerëzit në nevojë për kapërcimin e vështirësive, vlerëson përvojën e përparuar.
- Urtësia e njeriut nuk përfitohet gjatë jetës, mbi të gjitha: është tipar i lindur.
- Tradhtitë vijnë nga dobësitë e ideve të liga!…
- Një intelektual i suksesshëm, duhet të përcjell dituri, sjellje të mirë, në familje, pastaj dhe në shoqëri.
- Nga lavdërimet e tepërta të miqve, nuk mësojmë asgjë të re, përfitimet vijnë nga qortimet e miqve të mirë.
- Njerëzit që nuk kënaqen me gjërat e vogla, nuk kënaqen as me gjërat e mëdha. Nuk janë kurrë të lumtur.
- Njerëzve modestë nuk iu pëlqejnë lavdërimet e tepërta, prandaj ata/ato, janë më shumë të lavdëruar.
- Një person që merret me thashetheme, shpifje, është i paftë të merret me gjëra me vlera.
- Vetëm një njeri me moral i ndershëm, i edukuar, të jep nderime. Mos prit këto nga një i “njeri” i pandershëm.
- Të jesh i thjeshtë, do të thotë: t’i falësh, të tjerët, të gjykosh dhe të përmirësosh veten.
- Para se të dëshirosh të bëhesh si ai person, duhet të dish, a është i lumtur apo shtiret si i lumtur?!..
- Femrat sado të forta të jenë, kanë frikë nga gjë në jetë, nga plakja…
- Njeriu i zgjuar për çështje taktike, nuk i ngrit “barrikada” njeriut të keq, por e lë në fushë të hapur, të thyejë turinjtë e tij…
- Mungesa rritë dashuritë e mëdha, zbeh dashuritë e vogla.
- Nuk duhet të shtiresh si i ditur, por duhet të lexosh, të mësosh shumë, që të bëhesh me të vërtetë i ditur.
Në të kundërtën bëhesh qesharak në shoqëri. - Forma më e keqe e mendjemadhësisë është përçmimi që “Njerëzit” ua bëjnë vartësve të tyre.
21.Guximi nuk donë dëshmitarë, duhet të vendosësh vetë për atë që do të bësh.
22.Njerëzit luftarakë, të vendosur, nuk kanë vetëm forcën për të përballuar fatkeqësitë e veta, por edhe të
tjerëve.
- Njerëzit e artit që shkruajnë, kur thellohen në mendime, janë më të qetë të arsyeshëm, sesa njerëzit që nuk punojnë me vete për ndryshime pozitive.