Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-MË KUQLON N'DASHNI

Valbona Kolaveri-MË KUQLON N’DASHNI

MË KUQLON N’DASHNI

Ti,
I ulur në fron të zemrës time
Perandor
Me kurorë të artë,
Gjezdis pash më pash
fjalëve,
M’a rrëmben buzagaz
Dhe heshtjen

Të kundroj nga larg
Diell mbi dy sy
Më kuqlon n’dashni,
Edhe pse e ftohtë
Ndihem disbalancash

E harlisur n’shpirt
Pikturojnë nën qiej
Ëndrra veç me ty

Dëborë e bardhë
Pritja ime,
Nën lutje
Tek ti i mbaj sytë,
Të kam grish
T’më vish..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT