Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritAlbina Ceka-BETEJA E FUNDIT

Albina Ceka-BETEJA E FUNDIT

BETEJA E FUNDIT

Se di nëse ky është rrebeshi i fundit?
Pas tij zemrat do të vishen me diell.
Ndoshta kjo është mjegulla e fundit?
Pastaj trupat do të vishen me pranverë.
Ndoshta këto janë vrasjet e fundit?
Do qetësohet robi si deti në verë.


Ndoshta do ju vijë fundi luftrave?
Do shpërthejn digat e qiellit,
Dashuria do të vadis male dhe fusha,
si ujë i kulluar që rrjedh shtatit t’lumit….
E sigurt kjo do të jetë beteja e fundit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT