Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritIsmail Xhaferi -Dëbora

Ismail Xhaferi -Dëbora

Dëbora

Dëbora është dashuria ime e vjetër,
(Gjithmonë e magjishme me flokë si flutur),
Kur shikoja gjurmët që linte mbi të,
Një grua e bukur.


Dëbora është dashuria ime e parë,
Çmendesha kur niste rrugëtimin nga mali,
Dhe shikoja një vajzë të brishtë,
Te mbahej mbi supet e një djali.


Dëbora është dashuria ime e bardhe,
Që kthej në vesë mbi gushë e në faqe,
Sa herë që shkrinte shikoja nën të,
Tufa manushaqe.


Dëbora është dashuria ime e hershme,
Ëndrra me të cilën kisha dëshirë të luaja,
Dëbora është dashuria ime e madhe,
Ndoshta edhe e juaja.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT