Wednesday, April 23, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-SHIU QË S'PUSHON

Zymer H. Haliti-SHIU QË S’PUSHON

SHIU QË S’PUSHON

Zymtësia mbuloi qiellin
S’shihen rrezet e diellit
E hëna u fsheh diku mbi re
Pasi kapi një rrufe…

Dhe ditët po ikin në mjegull
Pa e kthyer kokën
Të shikojnë foletë e dallëndysheve
Strukur nën tjegull.

Heshtja është fshehur
Në molekulat e ajrit
Dhe bashkë me frymarrjen tonë
Me gulçime valore
Dëshmojnë se ende ka jetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT