KULLA E FEJZULLAHËVE
Sherif Aga i Vojnocit
që kishte shumë pasuri,
ndërtoi kullën e bukur
dhe e la trashëgimi.
Në disa komuna
dhe fshatra përreth
është kulla e vetme
do të jetë përjetë.
Është shumë e vjetër
me dritare e frënxhi
është si çdo kullë
që ruhet me krenari.
Dikur Sherif Aga
kullën e kishte n’pronësi,
tash stërnipërit e tij
kujdesen për atë shtëpi.
Një shekull e përtej
kulla i ka kaluar,
sa burra dhe trima
këtu janë takuar.
Mysafirët e t’largët
natën kanë kaluar
dhe në këtë objekt
për liri është biseduar.
Ishte kjo një shkollë
për gjithë rininë,
ta duan atdheun
dhe ta çmojmë lirinë.
Ruhet e mirëmbahet
ky objekt i vjetër,
asgjë s’i mungon
as sot, as nesër.
Armiqtë e kombit
kulla i ka vërbuar,
por s’patën guxim
atë për ta rrënuar.