Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu -GJU MË GJU ME MUAJT E VITIT

Sylejman Salihu -GJU MË GJU ME MUAJT E VITIT

Janari fillon me borë e ngrica,
Ejani, thotë, na pret Brezovica.

Shkurti, shkurt, thotë me krenari,
Unë i sjell Kosovës pavarësi.

Marsi përsëri vjen si gjithëherë,
Bashkë me lulebore në pranverë.

Muaji prill nuk ështē shumë i qetë,
Si t’i teket,ai bën çka do vetë.

Maji me brushë n’ dorë dhe me ngjyra,
Kur i bën peizazhet, qesh natyra.

Po ç’ mendoni, qershori kot rri,
Ai na sjell tē ëmbla ca qershi.

Ç’ mund tē na dhuronte mik korriku,
Kallinj gruri dhe n’ fund kokrra fiku.

Gushti thotë në Durrës, unë ju freskoj,
Ndaj nxitoni ,sepse vera shkoi.

Kërcente shtatori sikur kec,
Ejani, t’ hamē rrush thotē n’ Rahovec.

Nëntori na fton prapë në Vlorë,
Me flamur të kuq tē gjithë në dorë.

Dhjetori i vjetēr plak me mjekërr,
Shkoi thotë viti, tash vjen viti tjetër!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT