Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-PËRTEJ HIÇIT

Valbona Kolaveri-PËRTEJ HIÇIT

PËRTEJ HIÇIT

Në harta,
Ditësh të mpira
Mosmirënjohjesh,
Tundimesh,
Çakërrqejfe
Babëzish

Egoist,
Je rudiment,
Që zgjatimesh
Shkon vetëm në boshe,
Përtej hiçit
Të përpish,
Prej vetes pa shpirt

Kutërbon
Bëlsi e prishur
Mendjes,
Që matjet
Në shkallë të ndryshme
Të vetes me të tjerë
I minimizon
Pa vlerë,
Milimetrike

Egoist
S’je gjë tjetër
Veçse një
Rracë e mjerë
Që sa vjen ,e zmadhohesh
Kornizash ,kohësh kolerë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT