D I E L L I
O diell
I kuq dhe madhështor
Nëpër plasat e murit
Në dhomën time të errësuar
Buzëqeshur hyre
Më gjete me Sofër të shtruar
Me lëngatën përbrenda
Duke e ushqyer varfërinë
Përmbi Sofër të çarë motesh
Bluaj uratën nëpër dhëmbë
Me një copë bukë misri
Që sillet si luledielli
Që sillet si gur mulliri
O diell
Sa herë që lind
Duart e mia janë rrezet e tua.