Monday, September 16, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-RRETI I HESHTJES

Valbona Kolaveri-RRETI I HESHTJES

RRETI I HESHTJES

E zbrazët kjo ditë
E ftohtë acar,
Rrethi i heshtjes
Kallkan ka ngrirë

Sytë e mpirë,
Rënkojnë
Tē mbushin zgavrat
Me lot përqafimi

Syprinë e fytyrës rri
Rrëshqitshëm mallit,
Lëmuar angështi
E pret e pret të vish

E ftohtë kjo ditë,
Ashtu si varkat
Harruar djerrë,
Buzë liqenit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT