Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -DO TË DOJA

Murtez Asllani -DO TË DOJA

DO TË DOJA

Të isha bari
në bjeshkët e Sharrit,
atje ku çelin lulëkuqet
e gjakut të derdhur
për liri ,
për jetë ,
pa gjaksorë.


Sa bukur do të ishte
të jetoja me tufën e deleve
dhe me fyell t’i këndoja
jetës së re,
pavarësisë,
lirisë së shumëpritur..


Ah,sa do të kënaqesha,
kur qengjat blegërojnë
dhe këngën e bilbilit
që e kënaqin shpirtin tim!


Do të kënaqesha me tufën e deleve,
kur kullotin në malin e gjelbëruar
ah,sa bukur do të ishte,
kur të zbrisja malit teposhtë
për t’i mrizuar delet
pranë gurrës së ftohtë,
që gurgullon pa ia nda
dhe bashkë me bilbilin
formojnë një meldoi baritore,

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT