Monday, September 1, 2025

Hamit Taka -TI

TI

Ti doje të ishe e përkëdhelur,
Dhe vërtetë ti ishe e mitur,
Por si e mitur ti ishe e hedhur
Dhe hiqeshe si e rritur;


Ti vrapoje dhe unë pas teje vrapoja,
Gjithë horizonti me ne nxitonte:
Fëminore, e çmendur ishte loja,
E tërë bota pas neve zhurmonte.


Ti vrapoje me ballin nga era,
Nën qiellin tonë të papërsëritshëm
Dhe zogjtë ciëronin rreth teje-
Fole donin në flokët e shpurpurisur.


Ne ishim dy edhe pak më parë,
Përjetonim mesditën llamburitëse.
Bashkë i puthnim qiejt e larë
Të brishtë e të lehtë si dallandyshe…


Po ti del ndonjëherë nëpër muzgje
Nën një hënë shpesh të përvajshme,
E lodhur orendive të dikurshme
Pëpiqej t’u vësh nga një mbajtëse…


Ti m’i ndeze qiejt e mi të zgjuar
Që fëmijërinë ta braktisnim…
Po mjafton një fjalë e gëzuar
Që ne prapë nga fillimi t’ia nisim…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT