Friday, October 18, 2024
BallinaSportMuja shënon në debutim tek Samsunspori

Muja shënon në debutim tek Samsunspori

Arbnor Muja ka realizuar gol në debutim tek skuadra e tij e re në kampionatin turk Samsunspor në ndeshje ndaj Antalyaspor

Muja golin e realizoi në minutën e parë të kohës shtesë, shkruan Arbresh.info.

Arbnori hyri në lojë nga banka rezervë në minutën e 69-të dhe nuk iu deshën shumë minuta që të bëj një debutim fantastik, e të lë përshtypje të mëdha te skuadra turke.

Samsunspori fitoi 2-0 ndaj Antalyaspor, kjo fitore i ndihmoi që të largohen nga zona e kuqe skuadrën e Mujës.

Skuadra tani renditet në vendin e 13-të, me 29 pikë të grumbulluara pas 25 ndeshjeve.

Kujtojmë se futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja ka befasuar të gjithë me transferimin e tij tek skuadra turke këtë merkato.

Padyshim kjo është një mundësi shumë e mirë që ai t’i tregoj aftësitë e tij që në fund të ftohen në Evropian nga Kombëtarja e Shqipërisë./Arbresh.info/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT