Friday, October 18, 2024
BallinaLajmeProfesori francez: Zbulim i bujshëm, hidrogjen i pastër buron nën minierën e...

Profesori francez: Zbulim i bujshëm, hidrogjen i pastër buron nën minierën e Bulqizës

Një grup shkencëtarësh francezë të udhëhequr nga profesori i Gjeokimisë, Laurent Truche, kanë kryer studime nën tokën e Bulqizës dhe kanë zbuluar se në minierat e saj ka sasi të mëdha hidrogjeni, që rrjedh nga shkëmbinjtë dhe krijon flluska nëpër pellgje uji.

Në studimin e ri, shkencëtarët zbuluan rezervuarin falë reve të mëdha të gazit hidrogjen që rrjedhin nga pellgjet e ujit brenda minierës së Bulqizës. Laurent Truche, profesor i Universitetit të Grenoble Alpes në Francë tha se ajo që ata kanë vëzhguar nën minierën e Bulqizës të pa fjalë.

“Ne kemi parë shumë burime hiper alkaline në mbarë botën. Ajo që ne kemi vëzhguar thellë në minierë është një dimension tjetër dhe shndërron një pishinë kulluese brenda një galerie miniere në një xhakuzi 30 metra katrorë që të lë pa frymë, që gufon me hidrogjen pothuajse të pastër”, tha Truche.

Sipas studimit, deri në 55,000 ton hidrogjen mund të fshihen në rezervuarin nën minierë mjaftueshëm për të mbajtur rrjedhën e lartë për 238 vjet. Hidrogjeni i Bulqizës veçohet nga ai që sot prodhohet kudo në botë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT