Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani -A jeni burra?!

Teuta Beqari Osmani -A jeni burra?!

A jeni burra?!

Mjaft na e hapët barkun me trrillet tuaja
E kujtoni se e gjithë bota paska mënd e gomarit
Se njërit i paska rënë nga krahët gruaja
E gjoja sikur vallë ajo ka dash të hap shalët!


Mjaft o debila, o maskarenjë, e kopuka
A jeni me tru sadopak, dhe a jeni burra?
Pa mendoni sikur t!ju talli tuajën grua
A do i lini të gjallë pa i rënë me dyfek të huajit?!


Ndaj mos guxoni të sillni shëmbuj degjenerimi
Për figurën e gruas sikur të jetë edhe më kurva
S’keni kokë ju të thoni për këto veprime “jemi burra”
Pasi nga ajo “Vrimë” keni dalë dhe ju me kokën tuaj!


Komentojnë gra e burra, djemë, poetë e poete
Pa cipë në sedër e në faqe të shkruar
Sikur të thonë “sa mirë ja bëre asaj gruas”
Burra që vallë hiqen të ndershëm për të maskuar
Të tyret të tillë vajza, femra a dashnoret apo gruan!


Ndaj jemi bërë një popull qesharak kudo nëpër botë
Se sheh kurvat shqiptare të jenë në role drejtuese
Tek i sheh të shoqërohen me bossa a me drejtorë
Dhe turpin e hanë me bukë e burrave të tyre s’u vjen zor!


Të pacipët, të pashpirt, të pamoralshmit e të trrilltë
Vetëm kështu merrni hak tek njëri-tjetri
Kush e kush të injoroi më shumë një grua
Që nesër kushedi seç bëjnë të tjerët me t’tyren grua!


Mjaft na i hapët barkun e shikoni brënda syve tuaja
Se femra ka, kish, e do ketë sa të duash
Të pacipa, imorale të pandërgjegjësuara, por ju që e mbani veten për burra; ‘A jeni burra?!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT