Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritFrrok Doda -LUGA E FLORIRIT.

Frrok Doda -LUGA E FLORIRIT.

LUGA E FLORIRIT.

Ne brezi i kalvarit të mundimit,
e dinim se çeku i bardhë
e “luga e floririt”,
ishte gënjeshter a prrallë.


E tundën flamurin e demokracisë,
e shkundën,e grisën
me dhëmbët gërryes të arinjve.
Shkopin e flamurit të demokracisë,
e bënë dajak,
ua veshën njerzve
kokës e brinjve.


Akoma degjohet ushtima e “lugës së floririt”.
Në programet e integrimit,
në mitingje elektorale,
dirigjuar prej dreqit e të birit.
Kurthuar renash,
njerzit mblidhen në shesh.
Hanë në koshin e rrenave kothere ,
ndersa barkderrat
kanë futur lugën në gojë,
vesh më vesh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT