Friday, October 18, 2024
BallinaSportLiverpooli gëzon tifozët, Salah rikthehet në stërvitje

Liverpooli gëzon tifozët, Salah rikthehet në stërvitje

Liverpooli ka dhënë një sihariq për tifozët.

Kjo pasi sulmuesi i tyre Mohamed Salah është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e ardhshme.

Ky është një lajm i mirë për të Kuqtë, pasi është rikthyer në stërvitje edhe Allison, Joe Gomez dhe Conor Bradley, të cilët ishin të ftohur.

Sulmuesi egjiptian ka shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe duke ofruar nëntë asistime në 27 ndeshje, duke përfshirë të gjitha garat.

Liverpooli është në vendin e parë në Premier League, me 54 pikë të grumbulluara, me dy më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT