EDHE ZOGJTË DASHUROJNË!
Sa bukur dashurojnë zogjtë,
përmbi petale lulesh shprehin dashurinë
në heshtje flasin pa zë veç me shikim.
Dashuria lind natyrshëm ,dhe bëhet si det me valë
Kur kalon në venat e gjakut,
Të çmend të le pa fjalë.
Dashuro dhe ti kaq ëmbël,
siç dashurojnë zogjtë ,
Hapi dyert e zemrës,me duart e shpirtit ,
Dhe puthe dashurinë me të gjitha qelizat e trupit.
Duaj si qielli qe do yjet.
Duaj si hëna që ndriçon gjithë botën
Duaj si dielli që na ngroh çdo ditë,
Duaj me zemër dhe me shpirt.
Duaj edhe si zogjtë që dashurojnë ëmbël,
Aromë dashurie shpërndajnë kur maleve
fluturojnë,
mes cicërimas përshpërisin për dashurinë,
Të dua
Pa fjalë
Pa zë..
Veç me një shikim në sy.!