FLATROJ MALLSHËM BJESHKVE T’MIJA
Bjeshkë krenare,bjeshkt e mija
me rudina,shtruem n’lulnaja,
Lisa t’g’jatë bredha e pisha,
A thue qenis me dorë i ka perendia
M’vjen kujtimesh m’drithron shpirtin,
siç përkdhel ftyren loti…
Druej mos frymen bora t’ka nxan
netve tg’jata t’ktij dimni t’marrë,
Tek po rrija, mbledhun gërnaç,
tue lundrue n’ditar t’jetës,
sdi si m’erdhe ndër kujtime
u nisa turraz si n’trok, kali,
Dicka m’pruni tek ti ,nkrahë malli
Njaty breg lumit si dikurë
sikur ulun isha mbi gurë
ç”mu hap fryma sa deti gjanë
e lumnueme thellë fshana…
ç’më paska kput malli thash moj nanë,
Floktë mi krehi nji erëmali,
si vetim m’u sjell rreth kreje,
një piskamë e nji djali
M’kthej shumë kohë n’vite mbrapa
N’rini t’hershme n’njato livadhe
tue verue bjeshkve t’mija
n’lulebukurat e n’kang t’zogjve,
gjeta t’shkrueme dashnitë e mija
Oh, c’më rrethuen bash si n’prralla
tana kafsht e njati pylli
n’rreze t’diellit njashtu “vjedhtaz
në mes lisash m’fektoj syshë
Djalë-bukuri, njaj çobani
Tue avit kadal prej meje
veshun n’tierq e xhamadana,
zemra vendit don me m’dalë
prit i thashë o djal i mbarë
mos mi trem k’ta shpezë të rrallë
dhurat ma t’mirat m’kan pru ngarkue
flatrash t’tyne ngjyra-ngjyra,
kang t’vajznisë që’dikur kam knue
Tue end lulash shpirtin e bardhë
cicërimash tue rimue
t”lumet na kush na ka ardhë
bijëz jona s’na ka harrue,
Oh, m’kan veshê trupit
bash si zanê mali,l
fustanbukurin si orteg bore
mu duk vetja si Borbardhë
shtojzovalle,çikë malsore!