Burri i Shkurte Fejzës u godit në Prizren nga vetura- Policia thotë se është jashtë rrezikut për jetë – detaje tjera
Policia e Kosovës ka konfirmuar se Hajrush Behluli, burri i këngëtares Shkurte Fejza është goditur sot nga një veturë në rrugën “Adem Jashari”, në Prizren, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë, në momentin kur ai është goditur nga vetura, kishte qenë duke e kaluar rrugën.
Ai është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka pësuar lëndime të rënda.
“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka konfirmuar për Express, Shaqir Bytyqi nga policia e Kosovës në Prizren.