T’KËRKOVA ATY KU S’JE
Të kërkova aty ku s’je
Të kërkova aty ku kërkimi mbaron
Të kërkova aty ku nuk ishe
Edhe atje ku diellin lind e nuk perëndon
Të kërkova aty ku dikur hapëroje pa fund
Skutave të djegura nga dielli
Por stë gjeta askund
Të kërkova mes freskisë së erës
Të kërkova mes gjetheve shushutitëse
Të kërkova livadheve e luleve të celura
Nga aroma e tyre dehur, shtanga në pritje
Nuk do ik, këtu jam denbabaden
Nuk ju lë, se mes jush shpirti m’flen
Edhe pse shumë kohë heshtur
Ama mes ju kam ndenjur
Mes bjeshkve plot rrudha shekullore
e maleve heroike, si lis do rri
Si dëbora në bjeshkë,
plisin mbaj me krenari
Mes fushave të blerta
Ku bariu kullotë bagëtinë
Mes fushave me gjak skuqura
Do rri e këndoj trimërinë
Mes lulëkuqeve si dëshmi
Që shtrihen deri të ëma Shqipëri
Në barin si tepih shtruar me shumë dashni
Kam qenë, jam e do mbetem, për Ty Arbëri