Friday, October 18, 2024
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Shpërthim tek Tre Rrokaqiejtë në veri

LAJMI I FUNDIT: Shpërthim tek Tre Rrokaqiejtë në veri

Një shpërthim ka ndodhur para disa minutash tek Tre Rrokaqiejtë, raporton “Mitropol”.

Banorët nga ky lokalitet i thanë “Mitropol” se për shkak të shpërthimit u dridhën edhe dritaret e banesave.

Lajmin për “Mitropol” e ka konfirmuar edhe zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha që shpërthimi dyshohet të ketë ardhur nga mjete piroteknike por ende nuk dihet konkretisht.

“Kemi pas raportim për shpërthim por ende nuk kemi gjet ndonjë gjë në vendngjarje. Ka mundësi mjet piroteknik”, tha Elshani për Mitropol.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT