Saturday, September 7, 2024
BallinaLajmeMe dy çanta në shpinë me afër 34 kg marihuanë, Policia arreston...

Me dy çanta në shpinë me afër 34 kg marihuanë, Policia arreston një person në malet e Vërmicës – tjetri arratiset

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka arrestuar një person të dyshuar i cili është zënë në bjeshkët e fshatit Vërmicë duke bartur sasi të dyshuar të substancave narkotike.

I dyshuari ka qenë bashkë me një tjetër person të cilin zyrtarët policorë nuk kanë arritur ta kapin

Sipas njoftimit të Policisë ata ishin vërejtur duke hyrë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme

Gjatë lëvizjes ata thuhet se po bartnin në shpinë ngarkesa të dyshuara dhe kur Policia i ka urdhëruar të ndalen ata kanë lëshuar ngarkesat dhe kanë filluar të ikin.

Të dyshuarit thuhet se kanë bartur në shpinë afër 34 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

“Personat e lartcekur janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara, ku pasi të njëjtit kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policorë janë urdhëruar që të ndalohen, mirëpo të njëjtit kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, njëri nga ta është arritur të ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Substanca narkotike është konfiskuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT