Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-TË SHOHËSH ME SYTË E SHPIRTIT

Brixhilda Dede-TË SHOHËSH ME SYTË E SHPIRTIT

TË SHOHËSH ME SYTË E SHPIRTIT

Të puth me prushin e zemrës.
Qerpikëve t’lotuar, vallëzojnë fjalë të pathëna.
Ti shkëlqen si një natë me hënë.
Yjet shndrritur mbi flokë, ngjarë diadema.


Ëndrrat shndërrohen në veshje modeste,
Që ti aq shpejt i zhvesh, parë realitetin.
Syve të zjarrtë,
Shkëndija dritë, heshtjen tresin.


Kalvar i jetës, në udhëtimin pa kohë.
Ne, në shpirt të rinj mbesim.


Herë shuajtur etjen pervese,
Do të dua të rindërtoj universin.
Ti për mua, të jesh e vetmja gjithësi.
Fjalë të trëndafilta, qiejt të qëndisin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT