Të duash e të punosh për arritje në karrierë, dallon shumë nga ajo që të vuash e të fitosh karrierën pa e mërituar. Këto dy veti dallojnë shumë se rruga e kësaj të dytës është shumë e rrezikshme për shoqërinë sepse, është shfrenim i dy gjinive qoftë femër a mashkull.
Të luftosh të bësh emër pa mëritë, është sakrificë, por jo sakrificë e denjë profesionale, se e përdhos çdo gjë tuajën.
Pse po e them këtë? Ngase shumë njerëz që në kohën kur është dashur të bëjnë karrierë në aspektin profesional e arsimor, është dashur te studiosh me vite të tëra. Ndërkohë, në shoqërinë tonë, sidomos pas luftës, shumë njerëz fituan pozita jomeritore që ka shfrytëzuar momentin e ndonjë kanali kundër shoqërisë dhe vijave profesonale, që kanë rezultuar me degradim që të bëhet i famshëm.
Të njihesh nga të tjerët, ka dy mundësi: o je i zgjuar ne aspektin arsimor dhe i mbuluar me njohuri profesionale, ose je futur në tjetra kanale që janë të dhimbëshme për çdo shoqëri. Ja disa forma: ajo e ligësive dhe amoralitetit që disa bien pre e degradimit të shoqërisë duke shitur nderin, fytyrën, moralin, qenjën humane, tokën, shtëpinë, trupin etj, vetëm që të bëhën të famshëm që kjo është kuptuar krejt gabimisht në përgjithësi.
Nuk do ta quaj famë kur një person shet gjuhën, kulturën, shtetin e kombin vetëm e vetëm për një pozitë pa pozitë, për një mirënjohje, për një gradë pa gradë, për një titull pa titull e, në të kundërtën, ai vlerësim nuk të çon as gjëkundi, që do të thotë se kjo është karriera e pa vlerë që te vlerësuarit, profesionistet i degradon ne çdo fushë. Karriera bëhet me punë profesionale, me edukatë e me studim. Asnjë popull në botë nuk i bënë këto gjëra përveç ata që nuk kanë nivel të ndërdijës shoqërore.
Kjo temë është prokupuese sepse njerëzit e këtij niveli, mjerisht në shtetin tonë, përmes partive politike, po ngritën në pozitë pa ngritjën profesionale dhe pa përvojë dhe vjen i shet moral profesionistit. Kjo është e dhimbëshme për secilin njeri.
T´i mbijetosh kësaj kohe të shfrenuar e të degjeneruar, duhet të kesh durim shumë të madh. Fatkeqësisht e gati-gati është bërë “simbol kombëtarë” degjenerimi. Në të kundërtën, që të mbijetosh, në këtë kohë, duhet të merrësh vetëm me sport në këto vite se ikën për lesh.
Sipas vështrimit të shumë profesionistëve, shoqërisë sonë i mungon profesionalizmi i mirëfilltë në karrierë.
Jetë e shfrenuar e të dy gjinive (sikur femra që e quan vetëm nënë, sikur mashkulli që e quan veten baba), kur u mungon emancipimi, edukata familjare etj, fëmijët e tyre shfrenohen dhe pastaj priten gjërat jo të mira. Të parët tanë nuk e kanë thënë kot: „dardha pikë nën dardhë“. Ndodh që nën dardhë të ketë edhe të tjera fruta jo të shëndoshë e që t´i prishin shumë nga ato të shëndoshat. Prandaj, në situata të tilla duhet të veprojmë shpejtë duke i larguar nga të tjerat. Te gjithë ne që ia duam të mirën vendit tonë, duhet të reagojmë me një formë apo me diç tjetër, që të kontribuojmë te cilësia. Se mirës dhe rastit të devijimit
t´ia tregojmë rrugën duke i raportuar në organet kompetente, por, vërejtja duhet të iu tërhiqet cilit do çofshin ata në kohën e duhur.
Te gjithë ata, të cilët prishin qetësinë publike, pengimin ne komunikacion, ndërhyrje në profesion, pengim në menaxhim, prishësit e rendit dhe qetësisë në kafiteri, ata që tymosin cigare, apo ata që shfaqen me gjëra narkotike, le të marrin vërejtjet strikte nëse dëshirojmë te kemi shtet të mirëfilltë. Po kush duhet ta bëjë këtë? Institucionet përkatëse? Sigurisht po, por kur nuk janë as ata në nivel, është e kotë. Mosnjohja e kodit të mirësjelljës së rregullave bazë në ndonjë ambient, shkollë, rrugë, det, mal, kafiteri etj. kushton me jetë njerëzish e përleshje që përcillet gjeneratë pas gjenerate.
Ne këto raste dënimin meritor e ka vetë institucioni sepse ne zyret adekuate ka karrieristë që janë te dukshme në opinion si pushtetar, sepse i ka sjell nëna parti. Me këtë kut i bije që po ato parti që bëjnë shtetin, u prijnë grabitjeve, korrupsionit, amoralitetit… Përherë do të ndodh kështu kur nuk respektohet kodi i paraparë me ligj edhe për zyrtaret.
Në këtë drejtim kush duhet të dënohet? Qytetari? Jo asnjëherë jo para udhëheqësit institucional që shkel me të dy këmbët në ligj. Pra, sëpari duhet të dënohen vet zyrtari i cili prish rendin dhe qetësinë e pastaj qytetarët.
Një shembull i një dite të zakonshme, në një kafiteri në qytetin tonë, tek po pinim kafe me dy miq, në kohë dreke, ku përskaj nesh kishte edhe njerëz te tjerë, po shijonim kafen me nga një copë çokollate, papritmas erdhi një një menaxher i lartë i financave, i cili zu vend me gjasë në krye te kafiterisë. Fare afër, aty ishte wc, e ne fakt aty e kishte vendin niveli dhe sjellja e tij. Pastaj atij iu bashkëngjitën edhe tri apo katër femëra të së njëjtës sëri menxheriale. Për hir të së vërtetës, shikuar nga ana e jashtme, kishin lezet t´ua lëshoje sytë, por nga ana e brendëshme, as për nga përgatitja profesionale, as menaxheriale, as morale, asnjë normë njerëzore s’kishin.
Ne, dhe te gjithë të tjerët që po bisedonim me ze normale me njëri tjetrin, ndegjuam ulurimën që shpërtheu papritmas, seç na tingëlloi sikurse e zonja e shtëpisë në mëngjes kur ua hap derën pulave për t´i ushqer, e ato dalin nga koteci, duke fluturuar dhe kikirizë. Të gjithë kthyem kokën për të kuptuar se ç´ndodhi? Ulërimë e tyre na neveriti të gjithëve. Ata fare nuk pushonin duke qeshur me zë shumë të lartë. Asnjëri nga ta nuk qanin kokën që janë njerëz dhe në institucion të shtetit, që janë pasqyrë publike, që janë kuadër “deficitare”. Ne, si qytetar, presim nga ta të na udhëzojnë, të na shqyrtojnë kërkesat tona, e nga kush? Këtu shifet pasqyra dhe mungesa e edukatës shoqërore dhe familjare. Kjo është kur i sjellë nëna parti, kështu qëndron niveli i drejtorëve, manaxherëve tonë nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Prandaj, mjerisht, jemi ku jemi.
Dëgjohej hingëllima e drejtorit, sikur e hamshorit, dhe pelave kur kërkojnë çiftëzim. U bë atmosferë e neveritshme sikur të ishin në pyll, sikur në ndonjë ahër bagëtish. Pronari i lokalit nuk qante kokën fare as pse pinin cigare, as që prishnin qetësinë se, ata ia kishin dhënë lejen të shfrytëzohej lokali në atë hapësirë publike dhe pa kompensim. Prandaj, edhe nëse nuk ishin mësuar me gagarisjet e tyre, duhej të heshtnin.
Ky është niveli i shumë drejtorëve dhe drejtoreshave tona që udhëheqin komunat e Kosovës, mjerisht.
Duhet t´i këndoj rahmet për se gjalli një profit dhe mikut tim MetiMuhamet Morina kur thotë:
“Demokracia vret”.
Vërtet është duke na vrarë sepse ne nuk njohim demokracinë. Ne njohim vetëm shfrenimin e tyre. Qëkur, me votën tonë, i zgjodhëm udhëheqës pushtetar, ata që s’kanë edukatë as moral, profesionalizëm as njerëzi, gjendja jonë në komunat e Kosovës, është kështu siç na e kanë menagjuar.
Mua me inspiruan, por ishte inspirim qe te shkruaj gjëra për nivelin e ulët të shoqërisë me pozitë të lartë e me dinjitet të ultë.
Ende ne nuk jemi të pjekur ta pranojmë dhe të përballemi me demokracinë, sepse ne, që në fillim nuk respektojmë vetvetën, e tjetrin fare-fare.
Ne jemi larg realitetit e ndërgjegjësimit si shoqëri.