Friday, October 18, 2024
BallinaSportMilani ndalet me barazim nga Atalanta

Milani ndalet me barazim nga Atalanta

AC Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi ndaj Atalantas, në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Kuqezinjtë kaluan në epërsi të parët në minutën e tretë të ndeshjes, kur Leao realizoi pas asistimit të Theo Hernandez.

Barazimi erdhi në minutën e 42-të kur realizoi Koopmeiners, shkruan Gazeta Express.

Me këtë barazim, Milan tani ka 53 pikë në vendin e tretë, 13 më pak se lideri Interi që ka edhe një ndeshje mangu.

Në anën tjetër, Atalanta është në pozitën e pestë me 46 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT