NË KONAKUN E ADEM JASHARIT
I shtrirë në konakun e bacës Shaban
Kollitem
Shuaj trarin e kulmit që digjet
Zharavë më bie mbi kokë
Kamer Loshi e thërret Ademin
Ndali gjylet e topit he burrë
Se nuk vonohem e ia mbërrina
Po vijnë vëllezërit me të ndihmue
Tahir Meha ka çue fjalë
Qëndro o Hamëz Jashari
Sot s´kam kohë me ardhë
Vonohem,
Ahmet Delisë jam duke i ndihmue…
Prill, 1998
( Nga libri “Psherëtima e zareve”)