Monday, August 11, 2025
BallinaVitrina e libritHamdi V. Thaci -Legjendarët bëjnë betimin

Hamdi V. Thaci -Legjendarët bëjnë betimin

Legjendarët bëjnë betimin

Stinë e ashpër robërie
Lum` e prroje kullojnë gjak.
Dredh mustakun, si ka hije
E merr fjalën Baba Plak.

Pa dëgjoni bij e bija,
Fjalët shembën si ortek.
Nuk durohet kështu robëria
Do të dalim t`i zëmë shtek.

Grushtin ngre Baba Shaban,
Ky burrë trim nga Drenica.
Tok, ju djem, t` bijve ua bën,
Po na thërret Azem Galica.

Serish foli Baba Plak
T` gjithëve bashkë u lypë Betimin:
“Do luftojmë do derdhim gjak
Për Atdhe e bëjmë flijimin”!

Kapën pushkë e kapën huta
Vënë gjerdanët me fishek.
Nuk e dinë se çka është tuta,
I nxënë pritat , kep me kep.

Adem Jashari si rrufeja
Ka zënë pritën mbi një strall.
Vret armiq , si vret rrufeja,
Një nga një i qëllon n` ballë.

Edhe Hamza n`at Kullë prej Guri
Gjuan dhe këndon , siç është adeti.
Bacë Shabanit i qeshë nuri,
Pushka e tij, porsi gjëmë deti.

Babë e bij legjendarë
Mbajnë Betimin, e mbajnë fjalën.
Gjaku i derdhur iu mbiu mbarë
Ata ranë, Lirinë na falën.

Në Prekaz në atë vend tshenjt
Sot përkulët gjithë shqiptaria.
Nga gurë stralli e tmermert
Thërret jehona : “Rroftë Liria”!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT