Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritLanda Molishti -Sot ?

Landa Molishti -Sot ?

SOT?!
(me rastin e ditëlindjes time)

Sot, mos më dhuroni buqeta me lule,
Në vend të tyre,
Më dhuroni fjalë të ëmbla,
Më dhuroni dhe vepra të mira,
Me mbresa dhe ndjesi!…

Fjalë dhe vepra të pastra,
Të kulluara, si ujë i krojeve tona!
Të zgjedhura, të menduara qartë e mirë.

Fjalë, që më çojnë zemrën peshë,
Vepra të paharruara,
Që japin hare, kudo në atdhe!…
Dua të gëzohem dhe çlirohem, nga kjo pritje e gjatë!…
Dua të na shterojnë lotët e dhimbjeve…,

Në këtë botë të fatkeqësive, tragjedive, të çudirave!
Në këtë botë të ligë,
të marrëzirave.
Dua të shoh një dritë ndezur?!

Të shoh, më thoni?!
Kur u vetë-rrëzuam,
Kur mendjemadhësinë e përqafuam!…
Më thoni:
Do ta djegim së bashku, egoizmin e sëmurë.

Më thoni:
Duam ndryshim?!
Të dëgjoj fjalët e arta
Nderim, mirëkuptim me njeri-tjetrin, si dikur në vitet e mia të rinisë!…

Oh, sa dua!
Dua, të shoh fëmijët tanë të lumtur, buzagaz, të lozin dorë për dore, në pranverën e bukur plot ngjyra!…

Dua të shoh nënat shqiptare, të gëzuara me fëmijët pranë.
Në ndarje, mos t’ju dridhen buzët,
Mos t’ju digjen shpirtrat, nga kurbeti i mallkuar!…

Kënaqësi e njeriut,
nuk është egoizmi: Vetëm të kesh pasuri, me veten të ëndërrosh sy hapur, i humbur në qetësi…,
E këtë, o i gjorë ta quash lumturi?!

Kënaqësi dhe aftësi njerëzore është,
Të jesh pranë motrave, vëllezërve, të një gjaku, në gëzime dhe në hidhërime!…

Oh, sa ndiej kënaqësi, Kur shqiptarët e bashkuar festojmë në harmoni?!
Vërtet, jam apo festoj në ëndërr?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT