Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritSahit Shala-NA FAL O BACË....?!

Sahit Shala-NA FAL O BACË….?!

Na fal, o Bacë se u prapësuam
E nuk po dimë ç ‘është besë e burrit
Për këtë flamur sa u flijuam
Shpatën e Gjergjit e thyem pas gurit


Nuk di ç’të them, përpos fjalë vaji
Mbi njëqind vjet nuk gjejmë lirinë
Nuk është e lehtë për ta ndalë lotin
Mbetëm të ndarë, si është më zi


Sa ndihem keq, kur ta them emrin
Se jem një gjak, një fis e farë
Tashmë të huajtë po na mësojnë rendin
Gati harruam se jem shqiptarë


Desha t’i flas dhe Bacë Shabanit
Që na mësoi për atdhe si vdiset
S’kemi fjalë burrash t’i thomë asnjërit
Se kur then besën, ngatërrohen shtigjet


Eh, nënë Zahide, për ty m’dhemb shpirti
Pse mbas kaq vjetësh shkruaj elegji
Për këta fanarë që kombin ndritin
E që e deshën veç një Shqipëri


S’ka fjalë, as lotë që i shplan të zezat
që na ngulfatën si komb në skaj
Për mijëra vjet do mallkojnë brezat
Se vet NE e kthyem gazin në vaj!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT