Kur t’më shihni se jam terur
Mos kujtoni të kam shterrur
Do të frymoj sa të jeton mali
Me ujë të kthjellët si kristali.
Sikur n’dimër, sikur në verë
Plot me ujë për ju gjithherë
I ngrirë atëherë u shërbeja
Shpesh dhe akull për ju theja!
Pini, hani, të gjithë këndoni
Merni ujë, mos më dhimoni
S’ka nevojë të më lavdëroni
Por dhe t’mos më ofendoni!
Shpesh në jetë i lumtur isha
Veç m’hidhëronin disa bisha
Kur nga unë e mbushnin ujin
Dhe më mernin për të huajin.
Kur kisha kthjelltësinë si loti
Thonin “këtë na e lashtë zoti”
Nganjëherë kur m’turbullonin
Gjitha t’këqiat m’i numëronin!
Merrni fuçitë, mbushni plot
Se kësaj jete kurrë s’i dihet
Ujë më të mirë s’ka në botë
Kur nga kroi vjetër të pihet!