Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeZjarr në një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas, pamje

Zjarr në një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas, pamje

Një fabrikë është përfshirë nga zjarri sot në Parkun e Biznesit në Korroticë të Epërme të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT