Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj -KËNGË ZANE

Bukurie Bucpapaj -KËNGË ZANE

KËNGË ZANE

Dhe ëndërrimet thyhen
Si vjeshta gri më ngjan,
Ne muzë, troket atë shije
Që askush, askund nuk e gjen…
Nisin vargjet marrin arratinë,
Kudo të më shpini o të bekuara!?
Gërmëto ti, për dashurinë,
Se vasha jetën duhet jetuar.
Vargëzimin si vargmale
Rëndita pa rregulla, pa simetri
Veçse aty do të gjeni
një këngë zane
Që kurrë nuk rreshti së shkruari poezi…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT