Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-ÇDO STINË E KANË PRANVERË

Valbona Ahmeti-ÇDO STINË E KANË PRANVERË

ÇDO STINË E KANË PRANVERË

maleve me dëborë
një kryekrushk e valëvite bajrakun
u mbushën shtigjet me karvane dasmorë
nga tingujt e këngëshqipes
kompozuar me ndjenja hyjnore
po i kalonte kufijtë e çdo vepre muzikore
ishte një thirrje shpirti
jehoi si refren mbi tel lahute
përtej mrekullisë
të biem për altarin e Lirisë


Atdheun e kishin Diell e shpirt
qiellin me yje ëndërr të pafjetë
popull i lashtë me gjakun si lulëkuqe
fatin e tij e mbanin mbi supe
me dëshirën si lavë t’i hapnin dyert e dritrësisë
e sytë zjarr t’i shikonin çastet e lumturisë


dritë, dritë kudo dritë zbriti si një kurorë kristalore
mbi nusërimin tënd rrëzëllor
si fushnajat e blerueshme në mesverë
paqja lumnueshëm buronte nga sytë blu qiellor


sot sheshet buqasin nga kënga e vallja
mbi lapidar ndalon fluturimin shqiponja
sot Kosova feston ditëlindjen e Bardhë
Lokja fshin lotin mbi faqe si ujvarë,
para një obelisku të madh
lexoka emra të çendisur mbi mur
lutka për bijtë që iu ka rënë nur


shpirti i tyre i heshtur
vështron kudo nëpër Atdhe
në kopshin e Lirisë
si engjëjt e dashurisë
çdo stinë e kanë pranverë
nuk dinë të plaken kurrë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT