DASHUROJ NË STUHI
Etjen e atij peisazhi mahnitës,
ma shuan ditët me ngjyra të përzier hirt e të zezë…
Kujtesa, në thellësi
të rrahjeve, më ngacmon
si burim pagjumësie,
që terrin e natës thyen,
dhe zërin e gjurmëve,
në kotësi ma fik.
Largësia, mallkim m’u bë,
që rrugët shkurton e zemra loton…
Në stuhi rebele dashuroj,
dhe plagën e
një djegie,
mundohem ngadalë t’a shërojë,
se në heshtje, hijet tona janë tretur
dhe zërat i ngjajn një betimi
të pakthyeshëm.
Dufin shfrej,
për këtë mjergull errësire,
që ul e ngre perden,
si një komedi ankthi.
Shpesh herë, yjet në thirrje dëgjoj,
për këtë jetë të lodhur, të frikësuar e
kaq të dhimbsur
dhe prap, mua, më pëlqen,
drejt e në sy
t’a shikoj.