DALLGË JETE
Në mendimet e mia përkundet,
Një valë e pashtershme emocionesh,
Në vetminë time pa ty fryma më është ndalur,
Zëri më êshtë mekur
Duke të pritur…
Dallgët e jetës sa bukur vijnë me shtatë ngjyrat e ylberit
E më rrëmbejnë në magjinë e dashurisë tënde
E ulur mbi një shkëmb buzë detit,
Perëndimi i diellit syrin ma shkeli
Dallgët herë më përkëdhelin e herë më godasin
Herë vijnë të etura e më rrēmbejnë në thellësi, herë të ngopura e më nxjerrin në breg me aromën e dashurisë….
Aty më prite Ti,
Mos u largo të thashë dua të takoj përsëri,
Mos lejo të përlotem
Brengat dhe lotët ti fundos në thellësinë e detit,
Të mos rikthehen kurrē
Pranë meje të jeshTi…