E SHKRUAR ME 14 MARS
Kjo Dita e Verës më kthen pas në jetë
Në atë moshën kureshtare të fëmijërisè,
Kur s’rreshtja së pyetyri gjyshen pastë ndjesë
Për festat që i jepnin hijeshi shtëpisë.
“Do marrim pak tokë me barë të njomë
Te pragu i shtëpisë lehtas do ta vemë,
Do dalim të mbledhim manushaqe në bokë
E një degëz luekumbulle do varim në derë.
Do marrim pastaj fije peri me ngjyra
Ti thurim e ti i bëjmë ato gërshet,
Qe ty si pranvere të ndrijë fytyra
Dhe pranverë të kesh në shpirt për jet.