Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritIsmail Gashi-NJË QIELL

Ismail Gashi-NJË QIELL

NJË QIELL

Në një qiell
Vizatuar me ngjyrat e ylberit
Bisedat janë të natyrshme
Asnjë e metë s’duket gjëkundi
Njerëzit e asaj ane
Ndodhitë çdo ditë me ndryshime
Kuptimin e kanë të njëjtë
Në dashurinë e nderimit
Me djersën e ballit jetojnë të lumtur
Shpjegimi:
Asnjë bërtimë fjalësh me zë të lartë
“Si në televizionet tona”
Të gjithë bashkohen në një pikë të vetme
Nuk zemërohen fare
E dinë që kam shkuar t’i vizitojë për një arsye
Rreth vizitës sime nuk flet njeri
Asnjëherë nuk pyesin ç’bëj atje
Me punë krijuese nuk shqetësoj kë
Pa shfaqur as më të voglin dyshim
Si të mëdhenjtë
Si të vegjëlit
Secili shikon punën e tij
Një prezentim kërkohet si rregull shoqëror
Përvoja e jetës shkëmbehet
Botë më vete e kanë secila
Si e njohin emrin e mbiemrin nuk habitem…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT