Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-O NDJENJË...

Mimoza Eliona Osmani-O NDJENJË…

O NDJENJË…

Si poezi e paarritur
Dy buzë të kuqe tulipan
Kur puthjet vesë për t’i ujitur
Si fal të mos e bëjnë kurban….


Me zemër tokë të përzhëlitur
“Pranverës” nuk i vete pranë
Por thonë kjo stinë vjen pa trokitur
Tek i çel sythet anembanë …


O ndjenjë o frymë e shpirtit tim
O prush i vatrës në oxhak
Nga pas çdo prekjeje puthim
Jepi një dashurie flakë…


Dy tulipanë te kuq plasaritur
Tharë për pikë ujë si tokë e thatë
Zjarr i dy buzëve duke pritur
Thonë që të puthësh është mëkat !?…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT