Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritBlerta Basha-GRUAJA ËSHTË PERËNDI

Blerta Basha-GRUAJA ËSHTË PERËNDI

GRUAJA ËSHTË PERËNDI

Vetë gruaja është hyjni,
Meqënse zoti kishte shumë punë,
Dergoi gruan në vend të tij.

Gruaja ngjyra më e bukur e jetës,
Në rrugën tënde me sa plagë u ndeshe,
Sa dhimbje sa lot e dhimbje fshehen.
Gruaja dashuri e përjetshme.

Të krijosh oazin e dashurisë tënde,
Vallë dhe sa kohë do presësh.
Në ç’furtuna dimrash,
Në ç’dallg detesh.

Gruaja univers i rilindjes,
Qiell i pafund i lumturisë dhe i dhimbjes
Aty ku bie loti jot njom tokën
Çelin lulet e rizgjimit.

Pa ty as diell s’do kish as jetë,
Se ti je vet jeta e vete drita,
Je qiell dashurie i pafund ,
Kurrë ngjyrën e jetës mos e humb!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT