Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritANTOLOGJIA VERSI VERSO I CONTINENTI - VARGJE DREJT KONTINENTEVE NGA ANGELA KOSTA

ANTOLOGJIA VERSI VERSO I CONTINENTI – VARGJE DREJT KONTINENTEVE NGA ANGELA KOSTA

Angela Kosta boton Antologjinë: VERSI VERSO I CONTINENTI – VARGJE DREJT KONTINENTEVE Poetë Nga e Gjithë Bota.
Poezia nuk njeh kufij, ashtu sikurse poetët nuk kanë strehë apo atdhe…
Poezia bashkon 72 autorë të cilët, nëpërmjet vargjeve të tyre nëpër kontinente, takohen në një gjuhë të vetme dhe në një pikë të vetme: në Itali. Të gjithë poetët janë përkthyer nga autorja e cila përveç përkthimit është e angazhuar për t’i promovuar edhe në gjuhë të tjera duke bashkëpunuar me revista të ndryshme letrare përtej Ballkanit dhe Evropës.
Përmes vargjeve të tyre, poetët shprehin dashurinë e tyre për natyrën dhe për njëri – tjetrin, dëshirën për paqe, u tërheqin vëmendjen lexuesve ndaj politikanëve, të cilët janë përgjegjësit kryesorë për atë çka ndodh në vendet e tyre dhe kudo në botë. Ata i thonë me forcë “Jo” armëve ashtu sikurse evokojnë armëpushimin. Të tjerët ia dedikojnë vargjet vetvetes dhe vetëdijes së tyre, duke bërë thirrje për ndërgjegje të pastër dhe sjellje dinjitoze për një botë më të mirë. Poetë të tjerë akoma i shkruajnë universit, galaktikës, mister i cili është i paarritshëm edhe pse i dukshëm.

Në këtë Antologji do të gjeni lodrimin e fjalëve: magjinë magjike, magjepsjen magjepsëse, përkushtimin e përkushtueshëm, shpresën shpresëdhënëse, dashurinë e dashuruar, paqen paqësore, ndjenjën e ndjeshmërisë, gjithçkanë përtej gjithësisë, ëmbëlsinë e hidhur, kaltërsinë e kthjellët të globit si dhe shumë të tjera…

Angela Kosta ka lindur në Elbasan – Shqipëri dhe jeton në Itali që nga viti 1995. Ajo është përkthyese, eseiste, gazetare, kritike letrare, botuese dhe promovuese. Ka botuar 11 libra: romane, poezi dhe përralla në shqip, italisht dhe anglisht. Botimet dhe përkthimet e saj janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme letrare në: Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Angli, Kinë, Rusi, Gjermani, Arabi Saudite, Zelandë e Re, Algjeri, Poloni, Australi, Egjipt, Greqi, Spanjë, Taxhikistan, Kore e Jugut, Hungari, Indi, Bangladesh, Pakistan, Izrael, Turqi, etj.

Angela Kosta përkthen dhe shkruan artikuj dhe intervista për gazetën “Calabria Live”, revistën Saturno, Revistën Alessandria Today, revistën ndërkombëtare “Orfeu.al”, gazetën “Nacional”, Gazeta Destinacioni, Perqasje Italo – Shqiptare, revistën “Atunis”. Ajo bashkëpunon me revistat: “International Literature Language Journal (Miçigan), Wordsmith International Editorial (Florida), Bangladesh, Pakistan, etj.

Ajo është bashkautore në disa antologji në: SHBA, Angli, Indi, Bangladesh, Shqipëri, Rusi, Kosovë, etj.

Angela Kosta është:

– Zëvendëspresidente dhe Bashkëthemeluese e Organizatës Tamikio L Dooley Coach Writers në Micigan me Presidente botuesen dhe shkrimtaren, fituese e shumë çmimeve Tamikio L Dooley

– Zëvendëspresidente e Organizatës Botërore të Poetëve në Korenë e Jugut me President gazetarin dhe shkrimtarin Kang Byeong Cheol

– Ambasadore e Kulturës dhe Paqes në: Bangladesh, Poloni, Kanada, Algjeri, Egjipt, Meksikë, Rumani, Moldavi, Jemen, etj.

Ajo është gjithashtu Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve (LSHASH) dhe BSHBSH – Itali, AAA (Amerikë), Greqi, Poloni, Hungari, Meksikë, Rumani, Kroaci dhe Indi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT