Thursday, November 21, 2024
BallinaLajmeBabai thotë se fqinji i theu hundën 4-vjeçarit në Prizren: E ka...

Babai thotë se fqinji i theu hundën 4-vjeçarit në Prizren: E ka marrë nga duart e nënës sime dhe e ka goditur

Një akt brutal ka ndodhur në Prizren, ashtu e quan edhe babai i 4-vjeçarit, i cili u rrah nga fqinji i tij.

Në një intervistë për Kosova Today të Klan Kosovës, prindi i 4-vjeçarit tregon të gjithë ngjarjen se si ndodhi i gjithë akti.

Jam kthyer në shtëpi, fqinji e ka sulmuar, kemi shtëpinë pesë metra larg, sulmi ka qenë tentim vrasje, akt brutal, është shumë rëndë, ia ka thyer hundën, ka goditur një fëmijë katër-vjeçar, një i rritur, baba i tre fëmijëve, fqinji përballë, Xhevat Totaj”, thotë prindi i 4-vjeçarit.

“Është edhe më e keqja, pasi ka ndodhur rasti nuk është interesuar askush për me ardh me pyet si është fëmija, unë s’kam qenë prezent aty”.

“Unë dola, se natë feste, te varrezat. Djalin e lash në oborr, ishte duke luajtur, në prezencë të fëmijëve të tij e ka rrah, në sy të nënës sime, e ka marr nga duart e saj dhe e ka goditur”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT