Thursday, December 26, 2024
BallinaLajmeMerr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon nipin 3 vjeç...

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon nipin 3 vjeç në polici

Ka marrë fund historia e rrëmbimit të 3 vjeçarit nga Durrësi pas të cilës ishte një dramë familjare.

Të shtunën e 13 prillit, gjyshërit Rexhep dhe Bahrije Gjuni, pasi kishin pritur në shtëpi djalin e vogël, nuk kishin pranuar t’ia kthenin më të ëmës e cila ishte larguar nga banesa dhe jetonte në shtëpinë e të atit pasi bashkëshorti i saj humbi jetën në aksident rrugor duke lënë të vetëm dy gjyshërit zemërthyer.

Pas negociatave, gjyshja pranoi ta dorëzonte sot të voglin në polici, konfirmuan burime nga policia për shqiptarja.com.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë. Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja Bahrije Gjuni, së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Kërkimet për të voglin nisën më 16 prill kur mamaja e tij, Ile Gjuni denoncoi zhdukjen e të birit dhe rrëmbimin nga vjehrrit. Kërkime pati në Durrës, Has, aty ku ka origjinën familja Gjuni, Kukës dhe Tiranë.  U kontrolluan 15 banesa në zonën e Krumës.

Fotoja e 3-vjeçarit u dërgua në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Ndërkohë në pranga u vu gjyshi Rexhep Gjuni, 60 vjeç dhe Arben Selaj, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit. Në kërkim u shpall gjyshja Bahrije Gjuni, 57 vjeçe, dhe vëllai tjetër i saj, Flamur Selaj, 43 vjeç.

Dramën e rëndë familjare e rrëfeu 23-vjecarja e cila deklaroi se problemet me ish-vjehrrit kanë lindur pasi i vdiq bashkëshorti në aksident. Ajo ka shkuar të jetojë tek prindërit e saj po në zonën e ish-Kënetës, ndërsa ish-vjehrrit vazhdimisht kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit, gjë që nuk iu takon me ligj.

Për të ulur tensionet, ajo e çonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave, por të shtunën e 13 prillit ata kishin refuzuar ta kthejnë fëmijën e mitur, me pretendimin se do ta rrisnin vetë dhe ishin larguar nga banesa.

Me 3 vjeçarin në krah, mamaja 23 vjeçare ndihet e çliruar. Pas 1 jave ankthi më në fund mund ta ketë në krahë të voglin të cilin gjyshërit nga babai ia kishin marrë pa leje dhe e kishin fshehur duke refuzuar që t’ia dorëzonin.

Gruaja falënderon policinë ndërsa thotë se djali është në gjendje të mirë shëndetësore.

Me makinën e policisë, ajo u shoqërua për në banesë. /ReportTv

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT