- Hakmarrjen e përdorin “Njerëzit” e dobët, sepse janë dritëshkurtër, janë të mbytur nga mendje mjegullnajat…
- Mos rend të kërkosh njerëz të mrekullueshëm, ata vijnë rastësisht në jetën tonë, dhe kur vijnë duhet të dimë t’i ruajmë, t’i mbajmë pranë.
- Njeriu që të donë, nuk të vlerëson nga bukuria, por nga karakteri, sepse bukuria ka afat tejkalimi.
- Politikanët që e vjedhin, shkatërrojnë pasurinë e popullit, një ditë do të bien në hendeqe, që kurrë s’i kanë ëndërruar.
- Mos mendoni për nesër, jeto jetën sot, askush nga ne nuk din se çfarë mund të ndodhi nesër.
- Fatet dhe fatkeqësitë krejt papritur mund t’i hedhin njerëzit pranë lumturisë, apo pranë mjerimit?!
- Njerëzit e marrë, herë-herë, nxitohen pa u matur shpërthejnë në zënka, me ulërima, ndërsa, poetët shpërthejnë me poezi.
- Njeriu i sjellshëm, njeriu i mirë, të freskon shpirtin me buzëqeshje, me fjalën e ëmbël, e kundërta ndodh me njeriun e pasjellshëm, me njeriun e keq, që pandërprerë na jep mërzitje.
- Njerëzit që nuk e njohin kuptimin e fjalës sinqeritet, nuk e njohin as besnikërinë.
- Dashuria që nuk ka si pikënisje mirëkuptimin, nderimin ngjan me një kalanë prej rërë, në breg të detit.
- Të flasësh me njerëzit e pandërgjegjshëm është humbje kohe.
- Njeriu duhet t’i vëj detyra dhe qëllime të pastra vetes, për të qenë njëri me dinjitet.
- Jeta duhet parë me syrin luftarak dhe me syrin paqësor, jo me syrin e frikës dhe të mëshirës.
- Fitorja më e madhe e njerëzve të ditur është që, me urtësi, me durim, me mirëkuptim, të arrijnë të bindin njerëzit tanë: që, me punë, me përpjekje, pa iu përulur askujt, të ecim përpara.
- Politika e keqe e një klase politike, rrëzon të ardhmen e popullit të atij vendi.
- Bashkëshortët që nuk din të drejtojnë (problemet e jetës) e rrëzojnë familjen, e rrënojnë shtëpinë përtokë!…
- Njerëzit nuk lindin të këqijë, të pasjellshëm, por prishen nga rrethi i keq, familjar apo shoqëror, pastaj, iu mungon vullneti për të korrigjuar veten, nuk mendojnë as nuk veprojnë pozitivisht.
- Që të lulëzojnë pemët, duhet ujitur mirë, të zgjedhim plehun që në fillim, të mos iu digjen rrënjët.
E njëjta gjë ndodh edhe me njerëzit. - I vetmi person që i ndien tepër thellë vuajtjet tona, që na jep dashuri pakufi tërë jetën, është Nëna.
- Sakrifica që mund të bëjmë për një mik/e të mirë nuk është mundim, është përgjegjësi, nder dhe më në fund edhe detyrë.
- Prindi duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e fëmijës së tij ndaj mësuesit. Mësuesi është figura më e shenjtë pas prindërve.
- Njeriu nuk duhet të thotë jam i pafat, por a jam në gjendje të organizoj, të luftoj, të punoj pa u dorëzuar në jetë, që të kem fat të mirë.
- Të gjithë mendojmë se jemi të mirë?!!!
Pse të mos mendojmë se: të mirë janë ata, që me dije dhe vepra, duan të na ndihmojnë të ecim përpara si njerëz dhe si shoqëri, ndërsa, ne përsëri, marrëzisht i sulmojmë?!!! - Nëse nuk kaloni nga rruga që kam ecur unë, nuk do të më besoni çfarë kam parë, dëgjuar dhe përjetuar!…
- Jeta ka shumë vështirësi dhe tatëpjeta disa, keq i kanë kaluar, por, çuditërisht shpejt i kanë harruar.
- Mos prit të të respektojë një njeri që nuk respekton veten e tij.
- Ashtu si njeriu zgjedh teshat e bukura, në rradhë të parë duhet të ketë sjelljen e bukur.
- Mos ia thyej zemrën askujt, por, shëroja me sjelljen, mirësinë, respektin tuaj.
- Asnjë dashuri nuk është më e madhe se dashuria e prindërve.
Respektoji, nderoji, gjithë jetën, e jo vetëm kur i humbasim ata. - Aq sa i respektojmë fëmijët tanë në vegjëli, aq do të na respektojnë kur të rriten.