Profesorja Tarana Turan Rahimli ka lindur në një familje me vlera të pasura kulture më 20 shkurt 1970 në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit. Ajo është poete, shkrimtare, gazetare, përkthyese, kritike letrare, mësuese, akademike dhe anëtare aktive në Agjencinë Ndërkombëtare të Letërsisë në: Turqi, Azerbajxhan, Filipine, Kazakistan, Itali, Oman, Belgjikë, SHBA. Tarana është Doktore e Shkencave Filologjike, Profesore, autore e 9 librave dhe e më shumë se 500 artikujve. Ajo është Kryeredaktore dhe redaktore e 25 monografëve dhe librave me poezi. Poezitë dhe veprat e saj të prozës janë përkthyer në 35 gjuhë dhe janë botuar në më shumë se 45 vende perëndimore dhe lindore. Poezitë e saj janë botuar në: Azerbajxhan, Angli, Itali, Spanjë, Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Belgjikë, Bullgari, Bosnje – Hercegovinë, Kili, Kinë, Oman, Turqi, Rusi, Rumani, Indi, Portugali, Arabi Saudite, Egjipt, Ukrainë, Kazakistan, Serbi, Uzbekistan,
Kirgizistan, Maqedoni, Meksikë, Greqi, Marok, Kosovë, Japoni, Venezuelë dhe në vende të tjera të ndryshme. Përveç kësaj, artikujt dhe poezitë e saj janë botuar në shumë faqe uebi ndërkombëtare në të gjithë botën, në revista periodike dhe antologji. Poetë të shquar dhe kritikë letrarë nga 15 vende kanë shkruar artikuj rreth poezisë së saj dhe disa nga këto intervista janë botuar në 27 vende. Tarana është nderuar me 50 çmime ndërkombëtare dhe me më shumë se 300 çertifikata nderi.
Dy nga librat e saj janë botuar në turqisht, një në italisht dhe gjashtë në Azerbajxhan. Midis viteve 1977 dhe 1987 ajo studioi në Shkollën e Mesme Nr. 48 në Baku dhe në Shkollën e Mesme Nr. 1 në qytetin e Bardës. Në vitin 1990 ajo studioi në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit Pedagogjik Shtetëror të Azerbajxhanit, në të cilin u diplomua në vitin 1995. Gjatë viteve të studimit (1991-1994) punoi në gazetën “Ganj Muallim” – ASPU. Pas diplomimit, punoi si sekretare përgjegjëse e kësaj gazete (1994-2000), e më pas u emërua Kryeredaktore (2000-2007) e së njëjtës gazetë. Ndërkohë, gjatë viteve 1996-1997 ajo ishte sekretare përgjegjëse në gazetën “Zaman – Koha”, në vitin 1999 punoi si Kryeredaktore e gazetës “Luftëtarët e Azerbajxhanit”. Gjatë viteve 2007-2008 u emërua Kryeredaktore e gazetës “Tahsil problemleri – Probleme arsimore”. Tarana ka punuar në Universitetin Pedagogjik Shtetëror të Azerbajxhanit për 33 vjet dhe ka pasur një rrugëtim shkencore karriere nga asistente laboratorike si profesore partnere. Në vitin 2004 ajo mbrojti Kandidaturën e Shkencës me temën “Veprimtaria krijuese e Kamal Talibzade”, ku mori titullin e Kandidates së Filologjisë. Në vitin 2021 mbrojti tezën për të marrë titullin shkencor “Doktore e Shkencave Filologjike”. Tarana kryen kërkime në fushat e letërsisë azerbajxhanase, letërsisë turke, letërsisë Bati Trakya, letërsisë ruse, letërsisë japoneze, të letërsisë së vendeve perëndimore, të kritikës letrare azerbajxhanase. Për shumë vite, ajo ka dhënë leksione mbi historinë e studimeve letrare azerbajxhanase, marrëdhëniet letrare, letërsinë e vendeve perëndimore, letërsinë e popujve sllavë lindorë, letërsinë japoneze, letërsinë moderne azerbajxhanase, letërsinë e popujve turq në Azerbajxhan në Universitetin Pedagogjik Shtetëror të Bakusë.
Që nga viti 1992 Tarana është anëtare e Unionit të Shkrimtarëve azerbajxhanas, (mbi poezinë), që nga viti 1998 është anëtare e Këshillit Përbërës të Shkrimtarëve të Rinj Turq të Botës, që nga viti 1999 është anëtare e Unionit të Shkrimtarëve azerbajxhanas, që nga viti 2007 është anëtare e Organizatës së mirënjohur të Nderuar të Letërsisë në Turqi. Tarana është anëtare e stafit të revistës akademike “Historia dhe mendimi” e Organizatës Turke për Studime Botërore.
Tarana është Themeluese e Unionit Letrar: “Qar Chicheyi” (Primula) dhe “Addimlar” (Hapat) (ASPU), si dhe anëtare e Unionit të Shkrimtarëve të Rinj Turq të Botës. Ajo ka qenë aktive në përpilimin dhe botimin e antologjive poetike me titull “Qar Chicheyi”, “Addimlar” dhe “Zëri i turkut”.
Tarana punon në poezi, prozë, kritikë letrare, gazetari dhe përkthim. Punimet e saj shkencore janë botuar në: Turqi, Rusi, Ukrainë, Kirgizistan, Kazakistan, Uzbekistan, Itali, Iran, Kili, Rusi, Angli, Qipro, Rumani dhe vende të tjera. Tarana ka marrë pjesë në shumë simpoziume ndërkombëtare, konferenca dhe veprimtari letrare.
Dy librat e saj “Do të më rinjohin nga dashuria ime” (Izmir, 2013) dhe “Poezia që nuk të shkrova” (Ankara, 2013) u botuan në Turqi. Kjo u pasua nga botimi i monografisë “Ndjekësi i denjë i brezit të madh” mbi Kamal Talibzade, kritiku i shquar letrar dhe akademik i Azerbajxhanit (Baku, shtëpia botuese ADPU, 2002), botimi i koleksionit të poezive “Pëshpëritja e dhimbjes” (Baku, shtëpia botuese ADPU, 2007), tekstet shkollore me titull “Problemet krijuese të letërsisë dhe kritikës letrare” (Baku, shtëpia botuese “Europa”, 2009), libri shkencor “Nga letërsia në përjetësi” (Baku, YSEQ, 2015). Në vitin 2017 u botua monografia “Proza dhe kritika azerbajxhanase” (Baku, shtëpia botuese “Shkenca dhe arsimi”, 2017).
Tarana u nderua me Dekretin e Nderit të Bashkimit të Shkrimtarëve të Azerbajxhanit. Në vitin 2018 u botua libri i saj “Nuvole Viola / traduzioni dalla poesia del mondo/ – Retë vjollcë – Përkthime nga poezitë e botës” (Baku, shtëpia botuese ADPU, 2018).
Libri i saj “Kam dashur madje edhe gurin” është botuar në Itali në vitin 2023 nga shtëpia botuese “Cuscino di stelle” me përkthimin nga Claudia Piccinno.
Tarana ka përkthyer poezitë e rreth 200 poetëve botërorë nga turqishtja, rusishtja dhe anglishtja në gjuhën azerishte. Në vitin 2024, ajo përktheu poezitë e poetes italiane Claudia Piccinno në gjuhën azerishte dhe e botoi këtë libër me titullin “Sessiz Haray” në Azerbajxhan.
ÇMIMET:
- “Libri shkencor i vitit” IX Baku Çmimi Kulturor i Ditës Kombëtare të Librit të Azerbajxhanit (2009)
- “Çmimi për shërbimin ndaj botës turke” në Takimin Ndërkombëtar të Bakusë të Bashkimit Botëror të Shkrimtarëve të Rinj Turq (2013)
- Çmimi Ndërkombëtar “Akif Samad” (2014)
- Çmimi i Unionit të Artistëve Aktivistë të Turqisë (2016)
- Çmimi Ndërkombëtar Rasul Reza i Bashkimit të Shkrimtarëve të Azerbajxhanit (2016)
- Çmimi i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë i Qendrës Kulturore Pablo Neruda në Itali (2016)
- Çmimi letrar “Ponte d’oro internazionale” i Universitetit Aldo Moro të Barit (2016)
- Çmimi Ndërkombëtar Mikayil Mushfig në Azerbajxhan (2016)
- “Çmimi i Shërbimit të Nderuar” i Shoqatës Kulturore Kirkuk (2016)
- Fituese e Konkursit Ndërkombëtar të poezisë “Veliero” në Terra Melissa, Kalabri, Itali (2017)
- “Çmimi Botëror i Letërsisë – 2018” i Bashkimit të Shkrimtarëve të Kombeve Botërore në Kazakistan;
- Çmimi “Pena e Artë” i Unionit të Shkrimtarëve kirgizë (2019)
- Diplomë si fituese e konkursit ndërkombëtar të poezisë “Ossi de Seppia” në Itali (2020)
- Fituese e Çmimit të Akademisë Gujarat Sahitya në Indi (2020)
- Medalje “Unioni Turan” e Unionit të Shkrimtarëve të Azisë Qendrore “Yangi Ovoz” në Kirgizistan (2020)
- Çmimi Ndërkombëtar “Iva Bogdani” në Kosovë (2021)
- Çmimi Ndërkombëtar Letrar i Vëllazërisë Botërore të Poezisë në Teksas (2021)
- Çmimi Ndërkombëtar me rastin e jubileut të Gazi Nazrul Islam nga Sahitya Pata në Bangladesh (2022)
- Çmimi Ndërkombëtar i Poezisë “Cuore d’oro” i Akademisë Botërore në Rumani (2022)
- Çmimi i Forumit Kulturor Ndërkombëtar të Humanizmit dhe Krijimtarisë në Siri (2023)
- Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve Spanjollë të Botës në Meksikë “Excellence in Art” (2023)
- Vendi i parë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë “Ossi di Seppia” në komunën e Taggias në Itali (2024), etj…
ISHA AQ E QETË SAQË ME NJË GUR U TAKOVA
Çfarë vendi ishte ky?
Kush më dërgoi këtu?
Gjigantët rrugën vështruan
Më detyruan njëqind milje të udhëtoja.
Ata nuk dëgjuan atë çka dëgjova
Ata nuk vuajtën sa duhet
Ata nuk lanë hapësirë tek unë
Më thuaj, ku u fsheha?
Ma morën pranverën si dimër
Ata ishin të hutuar nga ajo që bëra.
Ata e dinin që isha e qetë
Ndaj kundër murit më shtynë.
NËSE KE SHKRUAR NJË LETËR
Ti ke shkruar një letër
Pa aromë, pa frymë.
Në çdo rresht
Asnjë tingull të zemrës tënde
Ti ke shkruar një letër,
Ishte me gjakftohtësi
E ngrohtë, por pa thënë asnjë fjalë
Si e dërgove?
Ti shkruajte një letër,
Pa ndjenja, pa emocione
Mendja ime e trazuar ishte
Pa gjumë ndenja.
Shkruajte një letër,
Ashtu si shkopi i të verbërve
Tokën zhgarravit
Sikurse gdhendësi shkroi
Në gurin e varrit të tij …
Shqipëroi Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese