PO TË PRES
Po pres si i verbëri për ta parë dritën.
Po pres t’më thërrasë zëri yt që zemrës t’i japë ritëm
e syve t’ua kthejë dritën.
Unë të pres, s’më bëhet vonë,
vetëm ti dashurinë mos e fsheh!
Thuaj, thuaj që më do!
Se atë ditë kur u pamë, zemrat tona rrahën fort.
Sytë kur u takun, xixa lëshuan
e trupi avullonte si uji i valuar.
Atë ditë s’ma lëshoje dorën, diçka doje të më thoshe.
Vallë ç’të mundon, çfarë ke?
Mos rri i strukur si zogu në fole,
dashurinë nga unë mos e fsheh!
Thuaje, thuaje, po të pres,
Mos më le të vuaj e të rri gjatë me shpresë,
se kafkën ma zhbirove anë e përtej.
Një lëmsh tëmthit seç iu bë.
Shprehe dashurinë, të lutëm, të heshtur mos e le!
Çdo mëngjes të pres,
Pres të më zgjojë zëri yt, sepse unë të them që të dua.
Nga askush nuk kam frikë.