KUR S’KEMI C’FLASIM
Kur s’kemi c’flasim
Netet nuk shtyhen.
Kur ditet nuk presin netet,
Gjak per nje shpirt qe do te rroje.
Oh,Zot!Po me plas aorta,me mbro!
Pse s’jam si te tjeret, sot e mot,
Eshte faji im a faji jot?!
Te hash,te flesh,
Te kesh shok hijen tende ne mur,
Te shohish qirinjte si digjen,
Te shohish si kullojne plaget,
Mos kerkosh aresye,
Mos kerkosh ti fashosh,
Dhimbja te behet muzike,
Te kerkosh perseri ta degjosh,
Te prekish vdekjen e prap ta zbosh,
Me keq s’ke ku te shkosh!
Te humbesh rrugen,mos njohish fytyrat,
Veten me heshtjen ta denosh,
Te humbish zemren,peng ta cosh,
Dita dhe nata te duken njelloj,
Ora vrapon mbrapsht,
Shtratin,shtepine ta harrosh,
E prap perendine te besosh!
I gjalle,i vdekur,
C’emer ti ve se di!
Me thuaj,me thuaj!
Heshtja s’eshte burreri.
Ishte a s’ishte?! Kaq!
Mbylljen beje ti..