Kapedan Lazo Kofina
Ç’ësht’ ai qe shkon mbi kal,
Patkojt’ çika në stërall,
I shpejtë si vetëtima,
Kapedan,Lazo Kofina *).
Lazo Kofina i pare ,
Me Gjolekën këshilltar,
I shpejtë si vetëtima,
Kapedan,Lazo Kofina.
I veshur me fustanellë,
Era i rrëmben’çepenë,
I shpejtë si vetëtima,
Kapedan , Lazo Kofina.
Në kokë qylah të bardhë,
Në brez ngjeshur jataganë,
I shpejtë si vetëtima,
Kapedan , Lazo Kofina.
Nëpër male,gërxhe,brigje,
Kalon monopate,shtigje,
I shpejtë si vetetima ,
Kapedan ,Lazo Kofina.
Të mbushur e mban dyfekun,
Në shënjestër turkun e grekun,
I shpejtë si vetëtima,
Kapedan , Lazo Kofina.
Armiqt i shtrive si derra,
Trim mbi trimat Lazo Fterra,
I shpejtë si vetëtima,
Kapedan, Lazo Kofina.
*)Lazo Kofina (i parë) ishte komandant i çetës së Fterrës dhe këshilltar i Zenel Gjolekës.Në kryengritjen e vitit 1833-34 kundër zbatimit të Reformave të Tanzimatit, fteriotët kane qene pjesëmarrës me arme ne dore. Në ballë të kryengritjeve labe ishte Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, bashkë me ta edhe Lazo Fterra(Kofina)