Sunday, June 1, 2025
BallinaVitrina e libritDONIKA DABISHEVCI: HAJDE, N’BESË TEM!

DONIKA DABISHEVCI: HAJDE, N’BESË TEM!

Besën po ta jap
ty burrë mizor:

Kam me t’dashtë
si bukën e nanës,
si t’ngrohtit e diellit,
si dritën e hanës.

Por, edhe kam me t’urrejtë.

Krejt pezmin e jetës
n’ty kam me e kthy
e tërbueme,
hienë,
kam me t’thy,
kam me t’çky.

Si mickojë malarje
nër lëkurë kam me t’hi,
kam me i lshue larvat
e me t’helmu,
me t’qitë përpara
e me t’përla,
copa-copash pa mshirë
me t’zhba.

Kam me t’ba me dashtë jetën,
kam me t’ba me pa dekën.

Hajde,
n’besë tem!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT