Tymi i zemrës
Turbullon syqkat tua
N’faqe përrojzat pa u kullua
S’mi largohesh sherri i mendjes!
Atë natë e sot
Hile n’dashuri, mekëm e s’vdes…
n’çepalla të skuqur, heshtje e kot
Ditë e muaj, ti vjen në mëngjes!
I stervonuar, të mbanë një shpresë…
Lulet t’bukura në skaj t’penxheres
më aromën tënde i le n’dritare
Era e trupit tëde më vjen pas
Në shtratin e kujtimeve,
I fute rrënjët, n’jetën time o manare!
Ajo pranvera e syve tu
Në mes lulesh shkëlqyer
Pluskat e vjeshtës nuk t’janë tharë
Vdeksha moj,
Ikëm pa u pare… N’deshpërim t’rrembyer
Magjepsur n’margaritarët blu!
Se unë ika e vrarë nga lart
I vola mbresat tua për mu…
Albumet e vjeshtës mos i hap
Dhëmbje e lagështirë, kulmojnë
Bashkuam mal e oqean
Çaste të vështira kaluam, aman
Mos rri pa bërë asnjëgjë
N’kullën e bekuar ndjesia
e strehuar pret, t’a lemë kurban?!
Aroma dhe tingujtë thërrasin çastin
Frymëzimi përshkon trupin
Tingulli e frymëmarrja e thellë, miklojnë
I gjallë hyri njeriu i ëndërruar…!
Psikologji e përcaktuar, vijojnë sprovat,
Rri e zgjuar si roje nate
Guximshëm kërkoj çelësin e prekjes
mos t’mi ndërron ngjyrat e jetës!
Se nuk e dua bardhë e zinë e sajë
Ne, u bashkuam dhe ngjyrërat shijojnë
Fjalët pushtojnë
Aroma e shtëpisë përbashkët…!
Gjuha e përsosur godet,
sinjalet e ëmbëla caktojnë
Çastin prekjes,
Shpejtësinë dersa goja e fyti thahen
Sytë e zbardhur e të uritur
Zbusin hipnozën
Symbyllurazi rehat, rehat
Shikojmë e shijojmë shpirtëroren
Në vija të prera…
Një pjesë jete, strehova një dashuri!
Trëndafile, t’zgjodhi për mua
Trëndafil i këputur, a buzët tua?
Ndjejnë dallgët e dalldisura,
Aromë delikate,ftigem sa t’dua!
Trëndafil pa udhë, sa herë u takuam
N’gëzime, n’morte e falur për t’nderuar!
Trëndafil të dua nga dita e parë
Pas tufës rri fytyra,
kam frik të djeg ky mall!
Ngjyrat tua flasin, zberthyer si ndjesi
T’gjithë të kan lakmi
Mbushjet petalore si shtresa amori
Trëndafil t’bardhë i kuq si buzët e kuqe
Buqetat qe flasin e puthen e bërtasin…
T’i dërgova dorë pas dore kur u bëre nuse!
Ti shkove aq larg, nuri fytyra jote
Unë e gjykova veten, nuk e fala kurr
Aq shumë të desha, një flori gllamur
Jam dhe sot i sëmuar, por kur isha i ri?
Gocat në lëvizje dashuri e lakmi,
Vetëm ty të desha, kurorëzim peng pa ty!
Pse më luan qerpikët
I ndarë ditë e natë
Pse më fute mu n’lojë
Më sillësh n’kohë kaq t’gjatë?
Dritëzat nën qepalla
Seq më bënë për vete
Iken dimri e vera
Asnjë herë s’u pjekmë!
Forca e duarve tua,
Shpatullat si granit
Më dogjën më fikën
Copë e grimë çdo ditë!
Më vure një shenjë
Si hije m’ike, tinëzisht o tinzare
Më fitove lojën e bukura manare
butësi e shpirtit e ëmbëla bujare!